Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Sir Paul McCartney njofton pjesën e dytë të turneut “Got Back” në Amerikën e Veriut

Muzikë  |  11.07.2025 Ora 10:36   
Ikona e The Beatles, Paul McCartney, ka zbuluar datat e reja për pjesën e dytë të turneut të tij “Got Back” në SHBA dhe Kanada, duke shënuar herën e parë që ai do të performojë në rajon që prej fillimit të turneut në vitin 2022.

Turneu nis më 29 shtator në Acrisure Arena në Palm Desert, California, një qytet ku McCartney nuk ka performuar më parë. Ai do të vizitojë qytete të reja si Albuquerque, si dhe ndalesa në New Orleans, Buffalo dhe Montreal.

Turneu do të përfundojë në nëntor me dy shfaqje në Chicago.

McCartney paralajmëroi këto data të reja përmes një postimi në Instagram me imazhe të pickave të kitarës dhe me mbishkrimin “Got Back in 2025”.

Parapagesat për biletat fillojnë më 15 korrik, ndërsa shitja e përgjithshme nis më 18 korrik.

Në të njëjtën kohë, McCartney do të publikojë në nëntor një libër të bashkëshkruar për kohën e tij me grupin Wings, të formuar pas ndarjes së Beatles në 1971. Libri titullohet “Wings: The Story of a Band on the Run” dhe përshkruan aventurat dhe sfidat e grupit.

Datat kryesore të turneut Got Back 2025:

29 Shtator – Palm Desert, CA
4 Tetor – Las Vegas, NV

7 Tetor – Albuquerque, NM
11 Tetor – Denver, CO

14 Tetor – Des Moines, IA
17 Tetor – Minneapolis, MN

22 Tetor – Tulsa, OK
29 Tetor – New Orleans, LA

2-3 Nëntor – Atlanta, GA
6 Nëntor – Nashville, TN

8 Nëntor – Columbus, OH
11 Nëntor – Pittsburgh, PA

14 Nëntor – Buffalo, NY
17-18 Nëntor – Montreal, QC

21 Nëntor – Hamilton, ON
24-25 Nëntor – Chicago, IL
 

Komentet

Marketing

 

Tjera në Muzikë

Marketing