Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Klima e shkaktuar nga njerëzit mendohet të ketë vrarë rreth 1,500 persona gjatë valës së fundit të të nxehtit në Europë

Klima  |  10.07.2025 Ora 12:41   

Rreth 1,500 vdekje gjatë valës së të nxehtit që goditi Europën javën e kaluar i atribuohen drejtpërdrejt ndryshimeve klimatike të shkaktuara nga aktiviteti njerëzor, sipas një studimi të shpejtë të publikuar nga shkencëtarë të Imperial College në Londër dhe London School of Hygiene and Tropical Medicine.

Sipas bashkautores së studimit, Friederike Otto, këta njerëz “nuk do të kishin vdekur po të mos ishte për djegien e naftës, qymyrit dhe gazit gjatë një shekulli të tërë”.

Studimi analizoi temperaturat ekstreme nga 23 qershori deri më 2 korrik në 12 qytete europiane, përfshirë Londrën, Parisin, Madridin, Romën, Milanon, Barcelonën e Athinën, dhe gjeti se nga 2 deri në 4 gradë Celsius janë shtuar nga ndryshimet klimatike në shumicën e këtyre vendeve. Vetëm në Lisbonë ndikimi ishte më i ulët për shkak të efektit ftohës të Oqeanit Atlantik.

Nga rreth 2,300 vdekje të mundshme të shkaktuara nga të nxehtit, rreth 1,100 ishin mbi 75 vjeç, ndërsa qytetet me më shumë viktima klimaterike ishin Milano, Barcelona dhe Parisi.

Studiuesit krahasuan të dhënat reale të temperaturës dhe vdekjeve me simulime kompjuterike për një botë pa gazra serrë. Rezultatet, të cilat aktualisht nuk janë ende të rishikuara nga kolegë shkencorë, janë një hap i rëndësishëm në lidhjen e ndotjes nga karburantet fosile me pasoja të drejtpërdrejta në shëndetin publik.

Studiues të pavarur e kanë cilësuar këtë raport si "fundin e hamendësimeve" mbi ndikimin e ndotjes klimatike te vdekjet, duke theksuar se çdo fraksion i një grade më shumë ka pasoja fatale, sidomos për grupet më të ndjeshme të popullsisë.//AP

Komentet

Marketing

 

Tjera në Klima

Marketing