Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

MASHTI publikon rezultatet e Testit të Arritshmërisë

Vendi  |  08.07.2025 Ora 7:39   

48.8% është arritshmëria e përgjithshme në Testin e Arritshmërisë sivjet. Kështu ka bërë të ditur Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit.

 

Sot ky institucion ka publikuar rezultatet e testit të mbajtur më 27 qershor.

“Pas gjenerimit të të dhënave, MASHTI njofton se, arritshmëria sipas lëndëve në test këtë vit është si në vijim: Gjuhë shqipe 59.8%, Gjuhë angleze 39.3%, Histori 61.1%,  Gjeografi  52.9%,  Matematikë 38.9.1%, Informatikë 54.7%, Fizikë 40.6%, Kimi 37.4%, Biologji 42.6, ndërsa Arritshmëria e përgjithshme në test është 48.8”, thuhet në njoftim.

Sivjet këtij testimi i janë nënshtruar rreth 24 mijë nxënës të klasave të nënta. Testi i Arritshmërisë është orientues, ndërsa rezultatet shërbejnë për regjistrim në klasën e dhjetë dhe nuk ka prag të kalueshmërisë.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing