Pretendimet se Luis Diaz fiton vetëm rreth 65,000 euro në javë te Liverpooli janë mohuar kategorikisht nga burime të brendshme të klubit.
Sipas tyre, paga e yllit kolumbian është ndjeshëm më e lartë dhe më në përputhje me rolin e tij të rëndësishëm në skuadër.
Burime të afërta me klubin kanë bërë të ditur se Diaz fiton rreth 165,000 euro në javë – një shumë që reflekton më saktë statusin e tij si një nga lojtarët kryesorë të ekipit dhe investimin prej afër rreth 59 milionë euro që Liverpooli bëri për të siguruar shërbimet e tij.
Shifra prej 65 mijë euro është cilësuar si “qesharake”, me një burim të brendshëm që thekson se “asnjë lojtar i kalibrit të Diaz nuk do të pranonte kushte të tilla modeste në Ligën Premier”.
Megjithëse ishte një lojtar kyç në formacionin e Jurgen Klopp (jo më me Arne Slot), e ardhmja e Diaz në “Anfield” mbetet e paqartë. Interesimi për të po rritet nga klube të mëdha jashtë Anglisë, përfshirë Spanjën dhe Francën.
Në një verë ku priten ndryshime të rëndësishme në përbërjen e skuadrës së Liverpoolit, situata e Luis Diaz është një nga temat më të nxehta. Klubi pritet të marrë vendime të rëndësishme për të ardhmen e tij në javët e ardhshme.
Tifozët e Liverpoolit mbeten të ndarë: disa e shohin kolumbianin si të pazëvendësueshëm, ndërsa të tjerë mendojnë se një ofertë e majme mund të sjellë të ardhura të dobishme për rinovimin e skuadrës.