Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Qeveria e Holandës ka shpallur një projekt madhor për ndërtimin e një qendre kombëtare për Inteligjencën Artificiale (AI) në qytetin Groningen, me një investim fillestar prej 70 milionë eurosh.
E quajtur ndryshe “fabrika e AI-së”, kjo qendër do të shërbejë si platformë për kërkime dhe zhvillime në teknologji të avancuara që prekin bujqësinë, energjinë, shëndetësinë dhe sigurinë. Projekti është pjesë e strategjisë për të rritur pavarësinë teknologjike të Evropës dhe për të zvogëluar varësinë nga fuqitë e mëdha si SHBA dhe Kina.
Përveç fondeve shtetërore, Holanda synon të sigurojë edhe 70 milionë euro nga Bashkimi Evropian, ndërsa rajoni i Groningenit ka premtuar një mbështetje prej 60 milionë eurosh shtesë.
Sipas ministrit të Ekonomisë, Vincent Karremans, ky projekt është jetik për të garantuar konkurrencën digjitale të kontinentit. Punimet do të fillojnë në vitin 2026 dhe qendra pritet të jetë plotësisht funksionale në fillim të vitit 2027.