Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

Plus n'4

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 16:00 - 18:00

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Allegri, Tare të nominuar për trofeun 'Globe Soccer Awards'

Sport  |  30.10.2019 Ora 11:27   
Ish-shefi i Juventusit Max Allegri është nominuar për Traineri më i Mirë i Vitit në Globe Soccer Awards, ndërsa Igli Tare i Lazio-s është nominuar si Drejtori më i mirë.

Në një kthesë surprizë, ish-bosi i Bianconerëve ishte një nga pesë në listën e ngushtë për trofeun, por jo fituesi i Premier League Pep Guardiola.

Kjo është pavarësisht se Allegri në thelb u pushua nga puna përpara se të përfundonte kontrata e tij, duke i bërë rrugë Maurizio Sarri.

Allegri është në konkurrenc me menaxherin e Liverpoolit dhe fituesin e Ligës së Kampionëve Jurgen Klopp dhe Erik Ten Hag të Ajax (i cili rrëzoi Juve nga çerekfinalet e Champions League).

Të përfshirë gjithashtu janë Djamel Belmadi, i cili fitoi Kupën e Kombeve të Afrikës me Algjerinë, dhe Fernando Santos të Portugalisë, i cili e udhëhoqi vendin e tij në trofeun e parë të Ligës së Kombeve.

Ndërkohë, shefi i Lazio-s, Igli Tare është nominuar si Drejtori më i mirë Sportiv pas punës së tij në Stadio Olimpico.

Ai është kundër drejtorit të sportit italian të Atletico Madrid Andrea Berta, Michael Edvardit të Liverpool, Eric Abidal të Barcelonës dhe Marc Overmars të Ajax-it./radioplus/
 

Komentet

Marketing

Tjera në Sport

Marketing