Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

 

Trump Premton Ulje të Çmimeve të Barnave në SHBA

Shëndeti  |  12.05.2025 Ora 12:45   

 

Presidenti amerikan Donald Trump njoftoi të dielën se do të firmosë një urdhër ekzekutiv për të ulur çmimet e barnave recetë në nivelin që paguajnë vendet e tjera të zhvilluara – një diferencë që, sipas tij, shkon nga 30% deri në 80% më pak.

Në një postim në platformën Truth Social, Trump deklaroi se do ta firmosë urdhrin të hënën në mëngjes, duke ndjekur atë që quhet "politika e kombit më të favorizuar" – një mekanizëm që lidh çmimin e barnave në SHBA me çmimin më të ulët të paguar në vendet e pasura të botës.

SHBA paguan çmimet më të larta në botë për shumë barna recetë, shpesh gati trefishin e çmimeve në shtetet e tjera të zhvilluara. Trump ka shprehur vazhdimisht synimin për të mbyllur këtë hendek, por nuk ka dhënë detaje konkrete mbi mënyrën e realizimit.

“Çmimet do të rriten në mbarë botën për t’u barazuar, dhe për herë të parë pas shumë vitesh, do të sjellim DREJTËSI PËR AMERIKËN!”, shkroi ai.
“Shtetet e Bashkuara do të paguajnë të njëjtin çmim si vendi që paguan më pak për të njëjtin ilaç në botë,” shtoi Trump.

Sipas katër lobistëve të industrisë farmaceutike, të informuar nga Shtëpia e Bardhë, urdhri pritet të përqendrohet te programi i sigurimit shëndetësor Medicare, por me një shtrirje më të gjerë sesa ajo që parashikon Aktit për Uljen e Inflacionit të Presidentit Biden.

Aktualisht, Medicare ka negociuar çmimet e 10 barnave, të cilat pritet të hyjnë në fuqi vitin e ardhshëm, dhe janë parashikuar negociata për më shumë barna gjatë këtij viti.

Megjithatë, Shoqata e Prodhuesve Farmaceutikë të Amerikës (PhRMA) reagoi kundër ndërhyrjes qeveritare, duke e quajtur atë të dëmshme për pacientët amerikanë.
“Çdo formë e përcaktimit të çmimeve nga qeveria është e keqe për pacientët amerikanë,” tha zëdhënësi i PhRMA, Alex Schriver, në një deklaratë për Reuters.

Kjo nuk është përpjekja e parë e Trump për të lidhur çmimet e barnave me ato ndërkombëtare. Gjatë mandatit të tij të parë, një gjykatë bllokoi një propozim të ngjashëm. Sipas asaj nisme, administrata parashikonte një kursim prej mbi 85 miliardë dollarësh në shtatë vjet, në një treg me shpenzime vjetore mbi 400 miliardë dollarë për barna në SHBA.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Shëndeti

Marketing