Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Semaforët në Pejton ende jo funksionalë, nisën debatet

Vendi  |  12.05.2025 Ora 7:46   
Në lagjen “Pejton” të Prishtinës janë vendosur semaforë të rinj, të cilët ende nuk janë vënë në funksion. Mirëpo, që tani ka nisur debati për efektin që pritet të kenë në komunikacion.

Eksperti i komunikacionit, Lavdim Hamiti, është kritik ndaj vendimit për vendosjen e semaforëve në këtë zonë. Sipas tij, kjo ndërhyrje vetëm do ta ngarkojë më shumë trafikun dhe do të krijojë pengesa aty ku më parë kishte më pak probleme.

Nga ana tjetër, Komuna e Prishtinës mbron vendimin. Zëdhënësi Donat Lushaku deklaron se ndërhyrja është bërë pas analizave dhe është miratuar nga kabineti i kryetarit. Ai shton se qyteti ka një dinamikë të lartë të trafikut dhe se testime të tilla janë të domosdoshme për të gjetur zgjidhjet më efikase.

Sipas komunës, semaforët pritet të aktivizohen së shpejti.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing