Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

BIK: Të dielën festohet Fitër Bajrami në Kosovë

Vendi  |  28.03.2025 Ora 7:55   

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës (BIK) ka njoftuar se muaji i madhëruar i Ramazanit përfundon ditën e shtunë, më 29 mars, ndërsa e diela shënon ditën e parë të Fitër Bajramit.

“Manifestimi qendror për këtë festë do të mbahet në Xhaminë e Madhe në Prishtinë, duke filluar në orën 05:41 me faljen e namazit të sabahut, të cilit do t'i prijë Hetem ef. Sopjani. Pas tij, do të mbahet një ligjëratë tematike kushtuar kësaj dite nga Agim ef. Hyseni, anëtar i kryesisë së BIK-ut. Namazi i Fitër Bajramit do të falet në orën 06:59, me prijës Vedat ef. Sahitin, kryeimamin e Bashkësisë Islame të Kosovës. Më pas, myftiu i Kosovës, Naim ef. Tërnava, do të mbajë hytben dhe do t'u drejtohet besimtarëve me një mesazh të veçantë për këtë festë”, thuhet në njoftimin e BIK-ut.

Po ashtu, bëhet e ditur se si çdo vit, Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës do të organizojë një pritje tradicionale përurimi në selinë e saj, nga ora 09:00 deri në orën 12:00.

BIK-u ka uruar të gjithë besimtarët dhe opinionin e gjerë për këtë ditë të shenjtë, duke lutur Zotin që të ketë pranuar agjërimin, lutjet dhe ibadetet e tyre.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing