Grupi legjendar Sublime është rikthyer në studio për të punuar në albumin e tyre të parë që nga viti 1996.
Eric Wilson dhe Bud Gaugh bashkuan sërish forcat në 2023, duke ftuar Jakob Nowell, djalin e ish-frontmanit të ndjerë Bradley Nowell, si vokalist kryesor.
Pas performancës së tyre në Coachella, Jakob konfirmoi për Rolling Stone se po punon me anëtarët origjinalë dhe Travis Barker (Blink-182) për projekte të reja.
Ai siguroi fansat se muzika e re do të respektojë thelbin e Sublime, ndërsa Travis e cilësoi këtë rikthim si diçka “shumë speciale”. Albumi po realizohet në bashkëpunim me producentin John Feldmann dhe do të jetë një homazh për trashëgiminë muzikore të Bradley Nowell, i cili ndërroi jetë në 1996 nga mbidoza heroine.