Është një debat që nuk ka fund – cili është klubi më i madh i futbollit në Britani? Trophytë, të ardhurat, ndjekësit në rrjete sociale, stadiumi më i madh apo mesatarja më e lartë në ligë?
BBC Sport pyeti rreth 250 punonjës të saj për këtë çështje dhe, pas shumë diskutimesh, përplasjeve dhe zemërimeve, u arrit në këtë Top 10:
- Manchester United
- Liverpool
- Arsenal
- Manchester City
- Celtic
- Chelsea
- Tottenham Hotspur
- Rangers
- Aston Villa
- Newcastle United
Faktorët kryesorë që përcaktojnë madhështinë e një klubi:
Më shumë trofe? Celtic dhe Rangers kryesojnë, ndërsa Liverpool është klubi më i suksesshëm në Angli.
Më shumë ndjekës në rrjete sociale? Manchester United dominon, por Manchester City dhe Tottenham spikasin në TikTok.
Më shumë të ardhura? Manchester City është në krye me £708 milionë të ardhura në sezonin 2023-24.
Stadiumi më i madh? Old Trafford mban fronin, por United planifikon një arenë me 100,000 vende.
Mesatarja më e lartë në Premier League? Manchester City ka një pozicion mesatar 1.7 në 10 vitet e fundit.