Grupi legjendar KISS do të performojë një koncert special “unmasked” në Las Vegas këtë nëntor.
Grupi u ka dërguar një email fansave besnikë për të njoftuar pjesëmarrjen e tyre në eventin Kiss Army Storms Vegas, që do të mbahet nga 14 deri më 16 nëntor në Virgin Hotels Las Vegas.
Paketa ekskluzive e eventit përfshin hyrjen në koncertin KISS Unmasked, një performancë speciale nga ish-anëtari Bruce Kulick, si dhe takime me anëtarët e grupit.
Ndërkohë, Gene Simmons, 75 vjeç, ka deklaruar se performanca e Madison Square Garden ishte e fundit me grimin e tyre ikonë, por nuk e përjashton mundësinë e një daljeje të veçantë në skenë në të ardhmen.