Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Tik Tok rrezik për të rinjtë – E mitura amerikane bie në koma pas sfidës në platformë

Teknologji  |  18.03.2025 Ora 15:26   

Një vajzë 7-vjeçare nga Misuri, e quajtur Scarlett Selby, ra në koma pas një sfide virale TikTok.

E mitura po kopjonte një sfidë që ajo kishte parë në TikTok dhe YouTube, ku njerëzit vendosin – një kub stresues të  bërë prej gome me një mbushje me polivinil alkool – në frigorifer dhe më pas e vendosin në mikrovalë për disa sekonda për ta bërë më të lakueshëm.

Ky eksperiment në dukje i padëmshëm shkoi keq pasi lodra xhelatinoze shpërtheu, duke djegur fytyrën dhe kraharorin e vogëlushes.

Prindërit dëgjuan britmat e dhimbshme të 7-vjeccares dhe vrapuan që ta ndihmonin.

Babai dhe nëna e saj, Amanda Blankenship  e çuan vajzën e tyre në Spitalin e Fëmijëve . Ajo ishte në aq shumë agoni saqë ishte ende duke bërtitur nga dhimbja edhe pas mbërritjes.

Pas mbërritjes në institucion, mjekët e vendosën Scarlett-in në një koma të induktuar – ku ajo qëndroi për tre ditë – sepse ata ishin të shqetësuar se djegiet në gojën e saj do të shkaktonin fryrjen dhe mbylljen e rrugëve të saj të frymëmarrjes.

Ndërkohë, TikTok paralajmëron në faqen e tij se platforma nuk “lejon shfaqjen ose promovimin e aktiviteteve dhe sfidave të rrezikshme apo dhunës”, por raste të tilla nuk kanë qenë të pakta.

Platforma po mbyllet përfundimisht në Shqipëri, teksa një diskutim i tillë u bë edhe në Shtetet e Bashkuara.

Megjithatë presidenti Donald Trump zgjati afatin për mbylljen e platformës, duke tentuar një marrëveshje për blerës të rinj./gazetaexpress/

Komentet

Marketing

 

Tjera në Teknologji

Marketing