Në ceremoninë e çmimeve iHeartRadio Music Awards 2025 në Los Anxhelos, Taylor Swift u vlerësua si “Artistja e Vitit”.
Kënga e vitit u shpall “Beautiful Things” nga Benson Boone, ndërsa Teddy Swims fitoi si Artisti i Ri më i Mirë (Pop).
Lady Gaga u nderua me çmimin Innovator Award, ndërsa Mariah Carey mori çmimin Icon Award.
Fituesit kryesorë të mbrëmjes ishin:
• Albumi i Vitit: Hit Me Hard and Soft – Billie Eilish
• Pop Albumi i Vitit: The Tortured Poets Department – Taylor Swift
• Kënga Pop e Vitit: Espresso – Sabrina Carpenter
• Bashkëpunimi më i Mirë: Die With a Smile – Lady Gaga & Bruno Mars
• Artisti Hip-Hop i Vitit: GloRilla
• Artisti Rock i Vitit: Shinedown
• Artisti i Vitit në Muzikën Latine: FEID
• Artisti më i Mirë i K-Pop: ATEEZ Ceremonia u mbajt në Dolby Theatre, e drejtuar nga LL Cool J, dhe përfshiu performanca nga Billie Eilish, Bad Bunny, GloRilla, Gracie Abrams e të tjerë.