Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Ky është një shembull i miqësisë që i reziston kohës! Matt Damon dhe Ben Affleck, dy nga emrat më të njohur të Hollywood-it, kanë qenë miq për më shumë se 40 vjet.
Që nga fëmijëria e tyre në Cambridge, Massachusetts, deri te fitimi i Oscar-it për Good Will Hunting, ata kanë ndarë çdo hap të karrierës bashkë. Nga rolet e vogla si ekstra në Field of Dreams në 1989 deri te sukseset e mëdha në kinematografi, ata nuk janë ndarë asnjëherë.
Edhe sot, në 2025, miqësia e tyre mbetet e pathyeshme! Affleck e quan veten “shumë me fat” që ka Damon pranë, ndërsa Damon thotë se miqësia e tyre shkon përtej Hollywood-it.
Një miqësi e vërtetë që nuk është vetëm për kamerat.