Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Conan O’Brien është konfirmuar si prezantuesi i ceremonisë së 98-të të Academy Awards, që do të mbahet më 15 mars 2026. Ky njoftim vjen vetëm disa javë pasi ai udhëhoqi me sukses eventin e këtij viti.
"Arsyeja e vetme pse do të prezantoj Oscars vitin e ardhshëm është sepse dua të dëgjoj Adrien Brody të përfundojë fjalimin e tij," u shpreh O’Brien me humor, duke iu referuar fjalimit të gjatë të aktorit pas fitores për rolin në The Brutalist.
Ai do të bashkëpunojë sërish me producentët e këtij viti, Raj Kapoor, Katy Mullan, Jeff Ross dhe Mike Sweeney, të cilët morën vlerësime të larta nga CEO i Akademisë, Bill Kramer, dhe Presidentja Janet Yang. “Conan ishte prezantuesi perfekt, duke na udhëhequr me humor, ngrohtësi dhe respekt. Është nder të punojmë sërish me të,” thanë ata.