Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Nga nesër mbyllet “TikTok”-u në Shqipëri, kjo është thirrja që iu është bërë kompanive

Teknologji  |  12.03.2025 Ora 16:33   

Nga nesër, platforma “TikTok” nuk do të funksionojë në Shqipëri, pas vendimit të qeverisë për mbylljen e tij.

Për këtë rast, Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike administruar nga AKEP, ka bërë sot një thirrje drejtuar kompanive të internetit që të bllokojnë aksesin e këtij aplikacioni në Shqipëri.

AKEP kërkon bllokimin e serverëve të ‘TikTok’-ut në territorin e Republikës së Shqipërisë, në zbatim të vendimit zyrtar nga qeveria.

Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike ka kërkuar marrjen e masave të nevojshme për bllokimin e aksesit në aplikacionin  Tik Tok duke ndërmarrë veprimet si bllokimin e IP-ve të TikTok, bllokimin e DNS-ve te TikTok, bllokimin i SNI (Server Name Indications) dhe bllokimin i IP-ve të kompanisë ByteDance.

Sipas urdhërit çdo operator/sipërmarrës që ofron shërbime/rrjete të komunikimeve elektronike sipas regjimit të autorizimit të përgjithshëm, duhet të respektojë kufizimet e transmetimeve të përcaktuara me përmbajtje të paligjshme ose të dëmshme nga AKSK.

Gjithashtu, secili sipërmarrës (ISP), duhet te paraqese konfirmim me shkrim në AKEP dhe për dijeni AKSK, për mbylljen e aksesit IP-ve dhe domaineve të cituara në shkresën e AKSK, brenda datës 13 mars 2025.

Njoftimi i AKEP:

Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (AKSK) me shkresën nr. 1196 prot., datë 10.03.2025 (administruar në AKEP me nr. 359/2 prot., datë 10.03.2025), ka kërkuar marrjen e masave të nevojshme për bllokimin e aksesit në aplikacionin TIK TOK dhe infrastrukturën e tij digjitale në territorin shqiptar, duke ndërmarrë veprimet e mëposhtme:

Bllokimi i IP-ve të TikTok në territorin e Shqipërisë.

Bllokimi i DNS-ve te TikTok në territorin e Shqipërisë.

Bllokimi i SNI (Server Name Indications) të TikTok në territorin e Shqipërisë.

Bllokimi i IP-ve të kompanisë ByteDance në territorin e Shqipërisë.

Në shkresën e AKSK-së citohet baza ligjore (Vendimi i Këshillit të Ministrave nr. 151 datë 6.3.2025) dhe listën e të gjitha IP-ve dhe domaineve, për të cilat kërkohet bllokimi i aksesit.

Bazuar në germën ç), të pikës 2 të nenit 30 të ligjit nr. 54/2024 “Për komunikimet elektronike në Republikën e Shqipërisë” dhe germës e), pika 1, të nenit 9, si dhe pikës 9 të Aneksit E, të Rregullores së AKEP nr. 47 datë 26.10.2017 “Për zbatimin e regjimit të Autorizimit të Përgjithshëm”, çdo operator/sipërmarrës që ofron shërbime/rrjete të komunikimeve elektronike sipas regjimit të autorizimit të përgjithshëm, duhet të respektojë kufizimet e transmetimeve të përcaktuara me përmbajtje të paligjshme ose të dëmshme nga AKSK.

Për sa më lart, ju përcjellim shkresën e AKSK-së.

Gjithashtu, secili sipërmarrës (ISP), duhet te paraqese konfirmim me shkrim në AKEP dhe për dijeni AKSK, për mbylljen e aksesit IP-ve dhe domaineve të cituara në shkresën e AKSK, brenda datës 13 mars 2025./gazetaexpress/

Komentet

Marketing

 

Tjera në Teknologji

Marketing