Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Ronaldo, Sportisti më i paguar i 2024-ës – Asnjë grua në Top 100

Sport  |  14.02.2025 Ora 8:42   

Cristiano Ronaldo është shpallur sportisti më i paguar i vitit 2024 sipas Sportico, me të ardhura prej 260 milionë dollarësh. Ylli i futbollit ka fituar 215 milionë dollarë nga paga dhe shpërblimet me Al-Nassr dhe kombëtaren e Portugalisë, si dhe 45 milionë dollarë nga reklamat.

Në moshën 40-vjeçare, Ronaldo vazhdon të shkëlqejë me 82 gola në 90 ndeshje për Al-Nassr dhe duke arritur rekordin prej 900 golash në karrierë.

Pas tij renditet ylli i NBA, Steph Curry, me 153.8 milionë dollarë, ku 53.8 milionë janë nga paga dhe 100 milionë nga sponsorët. Curry ishte i rëndësishëm për ekipin e SHBA-së që fitoi medaljen e artë në Lojërat Olimpike të Parisit 2024.

Në top 5 janë gjithashtu:

  • Tyson Fury (147 milionë $)
  • Lionel Messi (135 milionë $)
  • LeBron James (133.2 milionë $)

Pavarësisht fitimeve të mëdha të sportistëve meshkuj, asnjë grua nuk është përfshirë në top 100. Coco Gauff, tenistja amerikane, ishte sportistja më e paguar me 30.4 milionë dollarë, por nuk arriti të hynte në renditjen kryesore.

Sipas Sportico, 100 sportistët më të paguar nga 27 vende dhe 8 sporte fituan gjithsej 6.2 miliardë dollarë në vitin 2024.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Sport

Marketing