Sezoni i tretë i serialit “Squid Game” do të publikohet premierë më 27 qershor, ka konfirmuar Netflix.
Nuk është zbuluar shumë për skenarin e sezonit të tretë, por supozohet se do të pasojë ngjarjet menjëherë pas përfundimit të episodit të shtatë të sezonit të dytë të “Squid Game”.
Kujtojmë që sezoni i dytë i serialit u pa mbi 126 milionë herë në vetëm 11 ditë nga premiera.