Miliona amerikanë po përballen me kushte të vështira atmosferike gjatë festave të Krishtlindjeve, ndërsa stuhitë kërcënojnë të komplikojnë më tej një nga periudhat më të ngarkuara të udhëtimit.
Në bregun lindor, stuhia e parë e dimrit mbuloi qytete si Bostoni dhe Baltimora me dëborë dhe akull, ndërsa në Kaliforni banorët po pastrojnë pasojat e një stuhie që solli erëra të fuqishme, përmbytje dhe dallgë të larta, duke shkaktuar një viktimë.
Për më tepër, problemet teknologjike kanë shtuar stresin për udhëtarët, pasi fluturimet e American Airlines u ndaluan përkohësisht për shkak të një çështjeje teknologjike, duke shkaktuar vonesa të mëdha.
Në bregun lindor, dëbora dhe ngricat pritet të ndikojnë në udhëtimet në qytete si Boston, New York, Baltimorë dhe Washington DC.
Ndërkohë, në bregun perëndimor, stuhia e së hënës shkaktoi shembjen e një moli dhe hodhi tre persona në Oqeanin Paqësor.
Dallgët arritën lartësinë 18 metra dhe përmbytjet detyruan evakuime, ndërsa paralajmërimet për rrezik mbeten aktive edhe të martën.
American Airlines kërkoi falje për vonesat, duke theksuar se ekipet po punojnë intensivisht për të rikthyer fluturimet në normalitet. Pavarësisht kaosit në mëngjes, fluturimet pasdite pritet të vazhdojnë sipas orarit.