Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Pas 12 vitesh, qyteti më i madh i Vietnamit hap linjën e parë metro

Bota  |  24.12.2024 Ora 7:51   

Pas një dekade ndërtimi, qyteti më i madh i Vietnamit, Ho Chi Minh City, ka hapur linjën e parë të transportit publik me metro.
Qindra qytetarë u mblodhën për të udhëtuar me Metro Line 1, që lidh tregun Ben Thanh në qendër të qytetit me Parkun Tematik Soui Tien në veriperëndim. Linja ka 14 stacione, tre nëntokësore dhe 11 mbi tokë.

Hapja e kësaj metroje u shoqërua me vonesa të shumta për shkak të pandemisë dhe kufizimeve financiare, por përfaqësuesi i qytetit, Bui Xuan Cuong, e quajti një moment historik për transportin publik.

Metroja synon të ulë trafikun e rënduar në qytetin me rreth 9 milionë banorë. Për të inkurajuar përdorimin, biletat janë falas për muajin e parë dhe përfshijnë lidhje me autobusë elektrikë. Pas kësaj, çmimet do të variojnë nga 27 deri në 79 cent, ndërsa të moshuarit dhe personat me aftësi të kufizuara do të udhëtojnë falas.

Ndërkohë, Japonia dhe Kina po konkurrojnë për ndikim në infrastrukturën e transportit të Vietnamit. Linja metro në Hanoi, e mbështetur nga Kina, u hap në 2021, ndërsa Japonia ka investuar 1.72 miliardë dollarë në projektin e Ho Chi Minh City.

Vietnam gjithashtu planifikon linja të reja trenash me shpejtësi të lartë, për të lidhur qytetet kryesore dhe kufirin me Kinën, partnerin më të madh tregtar të vendit.
 

Komentet

Marketing

 

Tjera në Bota

Marketing