Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Nis ndërtimi i parkut në Kalabri të Prishtinës

Vendi  |  17.10.2024 Ora 7:47   

Në një hapësirë rreth 3 hektarësh ka nisur të ndërtohet parku në Kalabri të Prishtinës. Ky projekt pritet të përfundojë brenda 4 muajve, derisa komuna premton zgjerimin e hapësirave të gjelbra dhe krijimin e parqeve të reja në kryeqytet.

 

“Këtu përreth pritet të ketë ndërtim në të ardhmen, andaj i duhet një park qendror të cilin veçse kemi filluar të ndërtojmë. Këtu do të ketë gjelbërim, drunj të mbjellë, por gjithashtu edhe hapësira të lodrave për fëmijë”, tha Alban Zogaj, nënkryetar i Prishtinës.

Për këtë fazë u tha se është paraparë shuma prej 450 mijë eurosh, derisa punimet pritet të zgjasin rreth 4 muaj.

“Për këtë fazë janë paraparë janë paraparë 450 mijë euro, punimet janë të parapara të zgjasin 4 muaj. Shpresojmë që gjithçka do të zhvillohet sipas planit dinamik dhe në fillim të vitit të ardhshëm do të jetë funksional”, tha Donika Çetta, drejtoreshë në Drejtorinë e Parqeve në Prishtinë.

Drejtoresha e parqeve tha se në strategjinë e tyre si qeverisje komunale dhe si drejtori, e kanë zgjerimin e hapësirave të gjelbra dhe krijimin e parqeve të reja në kryeqytet./rtk/

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing