Këngëtarja Katy Perry ka thënë se ylli i muzikës pop, Madonna, ka hapur rrugën për një gjeneratë të tërë artistesh.
Ajo ka thënë se çdo artiste grua duhet të jetë mirënjohëse ndaj saj.
“Ajo e ka hapur rrugën. Kur artistet e reja flasin për arritjet e tyre duhen ta falënderojnë Madonnan sepse ajo ka thyer barriera. Ajo është më e madhja”, ka thënë Katy në emisionin “The Project”.
Këngëtarja ka pranuar se një pjesë e madhe e suksesit të saj ka ndodhur falë mbretëreshës së muzikës pop.
“Jam gati 40 vjeçe dhe ende bëj muzikë për shkak të Madonnas. Ajo është më e madhja nga të gjitha”, ka shtuar Katy, e cila cilësohet si një nga artistet më të mëdha të të gjitha kohërave.
39 vjeçja, ndër të tjera ka treguar se Madonna i ka ndihmuar në fillim të karrierës së saj.
“Ajo ishte shumë e mirë me mua. Me ftonte në festa dhe patëm bërë një foto sesion bashkë, i cili ishte i mrekullueshëm. Është shumë e mirë. Ajo pati promovuar një këngë timen, gjë që m'i ka hapur dyert”, ka kujtuar Katy.
Këngëtarja e hitit “Firework” së fundmi ka lansuar albumin e saj”143”, i cili është projekti i parë i saj që nga viti 2020, kur kishte lansuar albumin “Smile”.