Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Gjykata braziliane ka urdhëruar Adelen ta tërheqë këngën “Million Years Ago”

Muzikë  |  17.12.2024 Ora 13:07   
Një gjykatë braziliane e ka urdhëruar tërheqjen e këngës “Million Years Ago” të këngëtares së njohur Adele, nga të gjitha platformat botërore, përfshirë shërbimet e transmetimit online, pas një akuze për plagjiaturë nga kompozitori brazilian Toninho Geraes.

The Guardian ka raportuar se ai ka pretenduar se muzika e këngës së Adele, e cila është krijuar në vitin 2015, e kopjon atë të këngës së tij samba “Mulheres” (në shqip ‘Gratë’), e cila u incizua nga këngëtari brazilian Martinho da Vila në një album të vitit 1995.

Gjykatësi Victor Torres mori vendimin të premten në Gjykatën Komerciale në Rio de Janeiro, duke e urdhëruar gjigandët “Sony” dhe “Universal”, kompani këto që punojnë me Adelen, të ndalojnë menjëherë përdorimin dhe shpërndarjen e këngës “Million Years Ago” në çdo format, përfshirë platformat digjitale dhe ato fizike.

Kompanitë muzikore mund të përballen me gjobë prej 8,000 dollarësh për çdo rast moszbatimi të këtij urdhri. 

Megjithatë, ato kanë mundësinë të apelojnë këtë vendim.

Fredimio Trotta, avokati i kompozitorit Geraes, e cilësoi këtë vendim si “pikë kthese për muzikën braziliane”, duke theksuar se kjo është mundësi për të mbrojtur pasurinë kulturore nga përdorimi i paligjshëm në këngët ndërkombëtare.

Geraes po kërkon dëmshpërblim prej 160,000 dollarësh për humbjen e të drejtave të autorit, si dhe njohjen e tij si bashkëkompozitor në këngën e Adeles.

Përveç kësaj, Adele ishte akuzuar edhe nga fansat turq për plagjiaturë në vitin 2015. Ata pretendonin se melodia e “Million Years Ago” ishte e ngjashme me një këngë të vitit 1985 të këngëtarit kurd Ahmet Kaya, “Acilara Tutunmak” (Përqafimi i Dhimbjes). 
Megjithatë, gruaja e Kayas ka thënë se ishte e pabesueshme që një yll botëror si Adele do të bënte një gjë të tillë.

Brazili është nënshkrues i Konventës së Bernës të vitit 1886, e cila ofron mbrojtje ndërkombëtare për të drejtat e autorit.
 
 

Komentet

Marketing

 

Tjera në Muzikë

Marketing