Mariah Carey dhe Jennifer Hudson do të performojnë në specialen e 50-vjetorit të American Music Awards.
Të enjten, producentët nga CBS dhe Dick Clark Productions, njoftuan se ikona e muzikës dhe fituesja 10 herë e AMA, do të këndojë një përzierje hitesh nga albumi i saj i vitit 2005, The Emancipation of Mimi.
Përveç kësaj, Jennifer do të nderojë 22 herë fituesen e AMA-s, Whitney Houston, por roducentët nuk treguan se çfarë kënge planifikon të performojë ajo nga katalogu i pasëm i të ndjerit Whitney.
Diku tjetër, Kane Brown do të festojë trashëgiminë e muzikës country në AMAs me një performancë të hiteve klasike dhe aktuale, ndërsa Brad Paisley do t'i bëjë homazhe të ndjerit Charley Pride - fituesi i parë i AMA-s për albumin country, si dhe do të performojë single-in e tij i ri.
American Music Awards, një shfaqje çmimesh e votuar nga fansat, do të rikthehet në maj 2025.