Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Familjet me fëmijë me aftësi të kufizuara jetojnë me më pak se tri euro në ditë

Vendi  |  17.09.2024 Ora 13:00   
Organizatat joqeveritare ngrenë alarmin për gjendjen e rëndë ekonomike të familjeve me fëmijë me aftësi të kufizuara. Kujdesi për fëmijën ua pamundëson prindërve të punësohen, derisa thuhet se këto familje jetojnë me më pak se tri euro në ditë. Në anën tjetër, po kërkohet vëmendje nga institucionet për ofrimin e shërbimeve sociale.

Pavarësisht aprovimit të Ligjit për Shërbimet Sociale dhe Familjare, drejtoresha e organizatës “Doën Syndrome Kosova”, Sebahate Hajdini Beqiri thotë se edhe këtë vit nuk ka pasur rritje të buxhetit për shërbimet sociale.

 “Në dhjetor të vitit 2023 është aprovuar Ligji për Shërbimet Sociale dhe Familjare, mirëpo edhe këtë vit nuk kemi pasur buxhetin e rritur për shërbimet sociale. Njëjtë është ndarë buxhet sikur në vitin 2023, sikur në vitin 2024. Çështja e shërbimeve vazhdon të jetë shumë sfiduese, ku dua të theksojë vetëm rëndësinë e shërbimeve në raport me komunitetin, apo me fëmijët me doën syndrome. Shërbimet terapeutike janë tepër të rëndësishme për zhvillimin e potencialit të një fëmiu me sindromën doën dhe duke parë këtë fakt ne bëjmë të pamundurën që të sigurojmë shërbime brenda pesë qendrave tona”, thotë Hajdini.

Ajo kërkon që institucionet të marrin përgjegjësi rreth ofrimit të shërbimeve, teksa shpreh shqetësimin dhe përmend raste ku shpesh nuk janë ofruar sipas protokollit.

“Çështja e shërbimeve duhet të kalojë në një përgjegjësi më të madhe te institucionet publike. Njëherit institucionet publike duhet të krijojnë mekanizma edhe për mbikëqyrjen dhe monitorimin e institucioneve të cilat ofrojnë shërbime për fëmijët me aftësi të kufizuara, sepse ne nuk jemi të sigurt që secili institucion, qoftë organizatë joqeveritare, qoftë ordinancë private, që po e ofron shërbimin në mënyrë të duhur për një fëmijë me aftësi të kufizuara. Deri më tani kemi pasur disa raste që kemi identifikuar që shërbimin që një fëmijë e ka marrë në një X institucion, nuk e ka marrë konform protokollit të shërbimeve”, shton ajo
Kryetari i Forumit Kosovar i Aftësisë së Kufizuar, Bujar Kadriu thotë se një pjesë e madhe e prindërve që kanë fëmijë me aftësi të kufizuara nuk janë të punësuar.

“Një numër i konsiderueshëm i familjeve me fëmijë me aftësi të kufizuara kanë një varfëri ekstreme. A ka familje kur jeton më pak se tri euro e 30 cent sot në Kosovë. Ka fëmijë me aftësi të kufizuara qysh nga viti 2009 kur ka hyrë në fuqi Ligji për Përkrahje të Fëmijëve me Aftësi të kufizuara, sot jemi në vitin 2024 ku trajtimi i tyre financiar është po ai i vitit 2009. Llogarite tash ti një fëmijë me aftësi të kufizuara që e vështirëson zhvillimin e familjes, sepse qoftë baba, qoftë nëna detyrohen të mos jenë të punësuar si pasojë e kujdesit ndaj fëmijës. Pa dyshim që aty shkaktohet një varfëri dhe pa dyshim që është sfidë dhe unë mendoj akterët përgjegjës duhet ta marrin shumë seriozisht këtë çështje”, deklaron Kadriu.

Hatixhe Hoxha, e cila është drejtoreshë e organizatës “Autizmi”, thotë se shërbimet janë të kushtueshme dhe barrë për familjet.
“Ka qenë pagesa 100 euro dhe vazhdon të jetë që disa vite kjo pagesë dhe nuk mjafton kur ka fëmijë që janë me pampers, kur ka fëmijë që janë me dieta, kur ka fëmijë që janë edhe me dieta të ndryshme. Shpesh dinë të kenë edhe diagnoza tjera, njëra prej tyre edhe epilepsia dhe shpesh mund të kenë edhe barna të ndryshme pa hyrë edhe në sëmundje të tjera. Nganjëherë mund të jetë autik, por me qenë edhe i verbër, se ka raste, mund të jetë autik dhe i shurdhër. Të gjitha këto janë ekstra shpenzime për familjen. Pastaj është transporti si barrë, ka familja që vijnë prindërit e tyre i binë fëmijët prej Mitrovicës, Skenderaj, fshatrave të Lipjanit. Derisa të vijnë te ne fëmijët pesë-gjashtë vjet i lodhur, i stërmunduar, menjëherë me seanca, pastaj shihet që ata janë të lodhur”, përfundon ajo.

Lidhur me mos ngritjen e buxhetit për shërbimet sociale, KosovaPress ka kërkuar përgjigje nga Ministria e Drejtësisë, por deri në publikimin e këtij artikulli një gjë e tillë nuk ka ndodhur.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë në vendet në zhvillim si Kosova, janë 7 deri në 10 për qind persona me aftësi të kufizuara.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing