Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

 

Ja cilat janë vlerat ushqyese dhe përfitimet shëndetësore ë dardhës

Shëndeti  |  16.09.2024 Ora 11:07   
 Fruti i dardhës njihet për vlerat ushqyese. Konsumi i një dardhe na plotëson me 1/5 e nevojave të përditshme për fibra.

Fruti i dardhës njihet për vlerat ushqyese. Konsumi i një dardhe na plotëson me 1/5 e nevojave të përditshme për fibra. Pjesa më e madhe e tyre gjendet në lëkurën e dardhës, kështu që nuk rekomandohet e që ky frut të qërohet, sepse largohen shumë elementë.

Dardhat gjithashtu janë të pasura me vitamina dhe minerale. Por cilat janë ato dhe si ndikojnë në shëndetin tonë?
Vitamina C

Një antioksidant i fuqishëm dhe thelbësor për funksionin imunitar dhe shëndetin e lëkurës, kockave dhe enëve të gjakut, lehtëson përthithjen e hekurit.


Vitamina K

Është e lidhur me gjakderdhjen, osteoporozën dhe sëmundje të zemrës, prandaj është e rëndësishme që të na garantojë një sasi të mjaftueshme të kësaj vitamine.


Kaliumi

Mineral thelbësor për kontrollin e presionit të gjakut dhe shëndetin e zemrës. Konsumi i dardhës është i përshtatshëm për atletët (parandalon dhimbje të muskujve), dhe për ata që duhet të ndjekin një dietë varfër me kripë.


Bakri

Zë një vend të veçantë dhe mungesa e tij është e lidhur me aneminë dhe kolesterolin e lartë. Bakri është mineral thelbësor sepse merr pjesë në formimin e hemoglobinës dhe nxitjen e përdorimit të hekurit.

 

Komentet

Marketing

 

Tjera në Shëndeti

Marketing