Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Nga shtatori nis mësimi gjithëditor në 5 shkolla në Prishtinë

Vendi  |  24.07.2024 Ora 7:47   

5 shkolla në Prishtinë, nga shtatori do ta nisin mësimin gjithëditor në ciklin e ulët. Ndërsa cikli nga klasa e gjashtë deri në të nëntën të këtyre shkollave, do të zhvendosen në shkolla të ndryshme dhe do të aplikohet mësimi i zakonshëm si është tani me një orar gjysmë ditësh.

Shkolla fillore “Nazim Gafurri” në kryeqytet ka kohë që i është nënshtruar renovimit. Kjo pasi nga shtatori I këtij viti në këtë shkollë, do të realizohet mësimi gjithëditor.

Rreth 500 nxënës sa ka kjo shkollë nga klasa e parë deri në të pestën, do të sistemohen në  20 klasa ku mesatarja e nxënësve në klasë do të jetë 25 nxënës. Zëvendësdrejtori Arif Abazi tha se ashtu si shkolla dhe komuniteti e kanë mirëpritur fillimin e këtij procesi, pasi sipas tij, do të jetë një lehtësim për të gjithë  mësimi gjithëditor.

"Është duke u bërë renovimi i shkollës, po pritet shumë shpejt të fillojë edhe ndërtimi i kuzhinës për ushqimin e nxënësve dhe do të pajiset shumë shpejt shkolla me inventar. Janë sjell dhe janë pajisur të gjitha klasat me tabela digjitale dhe besojmë se do të jetë mjaft atraktive për fëmijët i gjithë ky projekt. Shkolla ka infrastrukturë të bollshme për me fillu me një projekt të tillë,  edhe kuadro kemi. Do të sigurohen të gjitha ato sipas premtimeve të drerjtorisë komunale vetëm nëse ndonjë mësimdhënës mungon”, deklaroi Arif Abazi, zëvendës drejtor i shkollës “Nazim Gafurri” në Prishtinë.

Por, përveç shkollës “Nazim Gafurri” janë edhe katër shkolla si  “Faik Konica”, shkolla Model “Qamil Batalli”  shkolla “Xhemail Mustafa”  dhe shkolla e Gjelbër që do të fillojnë me këtë proces të ri në kryeqytet.

Drejtoresha Komunale e Arsimit në Prishtinë Jehona Lushaku, tha se këto hapa janë duke u ndërmarrë me qëllim të rritjes së cilësisë  por edhe adresimit të sfidave që i ka dhënë testi Pisa.

" Këto hapa janë duke u ndërmarrë me qëllim të rritjes së cilësisë  por edhe adresimit të sfidave që i kanë dhënë testi Pisa p.sh i cili thotë se kryesisht fëmijët në fëmijërinë e hershme nga klasa e parë deri në të pestën nuk po arrijnë që të nxënë mësimet sa duhet. E kjo vjen specifikisht për shkak të orarit të shkurtuar dhe kurrikulës së ngarkuar. Domethënë kurrikula nuk është aq e keqe por është shumë e rëndë dhe ajo duhet të realizohet për gjatë një periudhe pak më të gjatë, do të thotë gjatë 8 orëve në shkollë e jo gjatë 3- 4 orëve siç është tani”, tha Jehona Lushaku, drejtoresha e DKA-së.

Lushaku shtoi se është kontraktuar edhe Kuzhina Qendrore për ofrimin e një shujte të nxehtë për nxënësit, përderisa për shujtën e  mëngjesit u është lënë obligim prindërve. Ajo shtoi se nxënësit do të lirohen nga detyrat e shtëpisë, pasi ato do t’i kryejnë në shkollë.

"Mësuesve i janë hequr orët që kanë të bëjë me Edukatën Fizike, i kemi hequr orën që ka të bëjë me Artin Edukativ edhe Artin Muzikor. Këto tri  lëndë u janë kaluar arsimtarëve  kurse në obligimet e saj bazike u janë shtuar orët e detyrave të shtëpisë. Do të thotë mësuesja paradite e realizon kurrikulën bazë duke përfshirë edhe detyrat e shtëpisë, pastaj pasdite vjen radha e lëndëve të tjera që kanë të bëjnë me artin, me muzikën  dhe edukatën fizike, kështu do të jetë përafërsisht orari", theksoi Lushaku.

Ndërsa cikli nga klasa e gjashtë deri në të nëntën të këtyre shkollave, do të zhvendosen në shkolla të ndryshme dhe do të aplikohet mësimi i zakonshëm si është tani me një orar gjysmë ditësh./rtk/

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing