Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

25 vjet nga themelimi i Policisë së Kosovës

Vendi  |  06.09.2024 Ora 9:45   
Janë bërë 25 vjet që nga themelimi i Policisë së Kosovës. Për nder të 25 vjetorit të Policisë së Kosovës sot do mbahen disa aktivitete.

Policia e Kosovës sot organizon ceremoninë qendrore, e cila do të mbahet  duke filluar nga ora 11:00.

Në këtë ceremoni solemne pritet të marrin pjesë personalitetet e larta shtetërore, menaxhmenti i lartë i PK-së, si dhe personalitete të agjencive të sigurisë nga Kosova, rajoni dhe më gjerë.

Në kuadër të drejtorive rajonale do të organizohet edhe porta e hapur për qytetarë, ku qytetarët kanë mundësi të vizitojnë rajonet/stacionet policore.

Policia e Kosovës që nga themelimi është institucioni më i rëndësishëm shtetëror që kujdeset për mbrojtjen dhe sigurinë e rendit në vend. Policia e Kosovës ka filluar punën më 6 shtator të vitit 1999.
 
 

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing