Radio + Ylber Beqiri - Dj Professional
 
 

Ylber Beqiri – Dj Professional

 

Me muzikë ka filluar të merret nga viti 1994. Në Radio Plus nga tetori i vitit 2000. Është Redaktor i muzikës, producent, prezantues dhe Dj. Përgjatë gjithë këtyre viteve, Ylberi me shumë përkushtim dhe në vazhdimësi, ka punuar për modernizimin dhe profesionalizimin e vazhdueshëm të programit dhe formatit të Radio Plusit. Është i njohur për zërin e tij karakteristik dhe prezantimin dinamik dhe modern. Prezenton emisionet e njohura: Love songs, Top 30 hit parade dhe 60 minuta, si dhe përgadit emisionet pa-prezentim: Latino Plus, City Life, Musica Italiana, Rock Plus, Vetem Shqip, Retro dhe Summertime.
             
   

 

 

Ylberi është fanatik i muzikës më të re dhe ekskluzive, një tipar që e dallon Plusin nga të gjitha radio stacionet tjera. Përgjegjës për përpilimin e playlistave ditore, montimin dhe freskimin e jinglave dhe spoteve reklamuese të emisioneve si dhe ben pergaditjen e Single of the Day. Tash realizon edhe radio shoun e vet, Dj Professional Radio Show, miks prej 60 minutash te muzikes me aktuale house dhe dance, cdo te premte prej ores 20 ne Radio Plus. Vazhdimisht jep ide të reja për risi dhe ndryshime në program, për një radio bashkëkohore dhe profesionale. Edhe jashtë radios, si Dj, që nga viti 2003, ka performuar në klubet më të mira dhe më të njohura të Prishtines: Duplex, Peppermint, Plat'On, Full House, Reception Room, Illyrian Room, Ambient, Home club, Boom boom room, Grand Caffe, Mango Pub (Ferizaj), Next Blla Pub (Ferizaj), Bahce (Peje), Hippodrome (Ulqin) dhe Renome Club (Ulqin) etj. si dhe në evenimente, sfilata te modes dhe party të organizuara në Prishtinë, duke prezentuar muzikën më të mirë dhe me te kerkuar të kohës.

  

 

Email: ylber@radioplus.fm

ylber_b@hotmail.com


.

 
   Radio Plus 102.2 FM Stereo!

Pjes e Kolegjit Iliria

Radio Plus 2009 All rights reserved!

Fuqizuar nga rrjeti Kozzer 2009