Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Kursimi i energjisë elektrike është jetik këto ditë

Vendi  |  08.02.2023 Ora 8:15   

Duke marrë parasysh situatën në të cilën ndodhemi, si dhe rënien e temperaturave, kursimi i energjisë elektrike në këtë pikë është i domosdoshëm.

KEDS thekson se energjia elektrike pos që është e vështirë të sigurohet, kërkesa e madhe po e mbingarkon edhe rrjetin, duke bërë që të krijohen vështirësi edhe në operim, sidomos në disa zona të caktuara.

“Natyrisht, gjithë këtë kërkesë është duke e rritur shfrytëzimi i energjisë elektrike për ngrohje, e cila si e tillë, po e rëndon edhe më tepër sistemin elektro-energjetik. Andaj, aty ku keni mundësi, përdorni format alternative.

Nëse nuk keni mundësi, atëherë kyçeni termostatin që temperatura në ambientet e banimit të jetë maksimum 19 °C. Kjo politikë po përdoret edhe në vendet më të zhvilluara të Evropës, pasi llogaritet temperaturë që e mjaftueshme”, thuhet në njoftimin e KEDS-it.

Paralel me kursimin për ngrohje, ekspertët në KEDS në vazhdimësi përgatisin këshilla të thjeshta e praktike se si mund ta kursejmë energjinë elektrike.

Një video e realizuar, në pak sekonda, e pasqyron më së miri se çfarë mund të bëjmë të gjithë së bashku, me hapa të thjeshtë, në përdorimin e pajisjeve tona shtëpiake.

“Bashkë mund të bëjmë ndryshime pozitive! Bëje ndryshimin: përmbaju këtyre instruksioneve!”.

Mos harroni ta vizitoni edhe ueb-faqen https://kurserrymen.com për të mësuar se si të bëni kursimin e rrymës.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing