Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Brenda 24 ore në Prishtinë shqiptohen 600 gjoba për shkeljet në trafik

Vendi  |  03.04.2025 Ora 7:43   

Policia e Rajonit të Prishtinës ka intensifikuar angazhimet e saj për rritjen e sigurisë në trafik, duke zbatuar plane operative dhe duke reaguar ndaj denoncimeve nga qytetarët dhe mediat për shkelje të rregullave nga ngasësit e automjeteve.

Policia me anë të një komunikate për media, bëri të ditur se si pjesë e këtyre masave, njësitë e trafikut kanë punuar për identifikimin dhe ndëshkimin e shoferëve që shkelin rregullat e komunikacionit. Vetëm gjatë 24 orëve të fundit, policia ka shqiptuar rreth 600 gjoba për shkeljet e evidentuara.

Po ashtu thuhet se angazhimet për sigurinë rrugore do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, duke u shtrirë në të gjitha rrugët e rajonit të Prishtinës, me synimin për të garantuar një ambient më të sigurt për pjesëmarrësit në trafik.

Komentet