Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Shoqata e të Verbërve të Kosovës ka promovuar librin "Pak dritë" me krijime letrare nga personat e verbër, që është realizuar në kuadër të projektit "Të verbrit, kultura dhe trashëgimia në Kosovë".
Bota e Hate Kërleshit nuk është ashtu siç duket, por është mënyra se si e imagjinon. Ajo edhe pse me sfida të shumta, është njëra nga krijueset e cila edhe përkundër që është e verbër ka arritur që me vullnet dhe pasion të jetë pjesë e librit “Pak dritë”, libër ky që përmban poezi nga 13 krijues dhe 35 krijime letrare nga personat e verbër.
Personat e verbër, me vullnetin e tyre, po angazhohen gjithnjë e më shumë që të jenë pjesë kontribuuese në shoqëri dhe në këtë mënyrë të ndikojnë që paragjykimet për ta, të largohen dhe të kenë përkrahjen e duhur institucionale.
Publikimi i librit “Pak dritë” nga Shoqata e të Verbërve të Kosovës, është realizuar në kuadër të projektit “Te verbëritë, kultura dhe trashëgimia në Kosovë” i mbështetur nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Kosovës./rtk/