Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Në këto ditë kur temperaturat kanë shënuar rënie dhe nisur nga vështirësitë që krijohen në qarkullimin e automjeteve si pasojë e mjegullës, shiut, erës, borës dhe ngricave, është e obligueshme që qytetarët të kenë pajisje dimërore.
Ndaj, për këtë Policia e Kosovës zhvilloi një aksion për të parë nëse ngasësit i posedojnë këto pajisje në makinë.
Nazmi Zogaj, toger në njësinë e trafikut në Policinë e Kosovës, bëri të ditur për gjobat që zbatohen për ata që nuk i posedojnë pajisjet dimërore.
“Zakonisht janë gomat dimërore me 4 mln që janë të përcaktuar për dimër. Për drejtuesit e automjetit që nuk i kanë këto pajisje- gjobat janë prej 40 eurove”, ka thënë Zogaj.
Në stinën e dimrit, kur edhe rrezikshmëria në komunikacion rritet, Policia apelon te qytetarët që të kenë kujdes dhe të jenë të përgatitur me pajisje të nevojshme.