Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Një burrë ka paditur një grua për 2.1 milionë euro në Singapor për ‘traumën emocionale’ pasi ajo refuzoi të bëhej e dashura e tij pas miqësisë katërvjeçare të dyshes.
K Kawshigan, drejtor në kompaninë e dronëve D1 Racing, ngriti dy padi kundër Nora Tan Shu Mei pasi ajo e refuzoi atë, duke pretenduar se veprimet e saj dëmtuan ‘reputacionin e tij’ dhe shkaktuan që ai të humbiste të paktën pesë partneritete biznesi, transmeton Telegrafi.
Tan ka ngritur një kundërpadi në të cilën ajo kërkon para që ajo thotë se i ka shpenzuar për sigurimin e shtëpisë së saj nga Kawshigan dhe në seancat e këshillimit.
Gruaja thotë se duhej të instalonte një monitorues dixhitale të derës, një sensor alarmi dhe një zile video inteligjente për t’u mbrojtur nga ai.
Sipas Channel News Asia, një vendim i gjykatës së magjistraturës i publikuar më 28 janar tregon se Kawshigan ngriti dy padi kundër Tan pasi miqësia e tyre u prish kur ajo i tha atij se e shihte atë vetëm si mik.
Ai fillimisht e paditi Tan për 15 mijë euro duke pretenduar se ajo ‘shkeli një marrëveshje’ për të përmirësuar marrëdhënien e tyre, por kjo u hodh poshtë nga gjykata e magjistraturës, e cila e quajti atë një abuzim të procesit.
Megjithatë, tani, Kawshigan po padit Tan për 2.1 milionë euro në Gjykatën e Lartë të Singaporit për një sërë dëmesh që ai pretendon se ajo i shkaktoi, duke përfshirë traumën që ai thotë se pësoi kur ajo i tha se e shihte atë vetëm si nje shok.