Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, iu ka bërë thirrje qytetarëve që gjatë temperaturave të ulëta, të mos e ngarkojnë rrjetin elektro-energjetik.
Rizvanolli bëri thirrje që bojleri, tharësja, enëlarësja dhe rrobalarësja të shfrytëzohen pas orës 24:00, ndërsa tha të shkyçen dritat e panevojshme.
“Sot janë ulur ndjeshëm temperaturat, e këtë parashikim të motit do ta kemi edhe në ditët në vijim. Për të kursyer energjinë elektrike e gjithashtu për të mos e ngarkuar rrjetin elektro-energjetik ju lusim që të kurseni dhe të optimizoni shfrytëzimin e energjisë elektrike”, shkroi ajo në Facebook të dielën.