Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Ndërmarrja Publike Lokale “Prishtina Parking” përmes një postimi në Facebook ka bërë të ditur se ka pranuar tri pajisje për evindentimin e monedhave të falsifikuara, pajisje këto të cilat janë donacion nga një bankë.
Kryeshefi Ekzekutiv i “Prishtina Parking”, Sokol Havolli e theksoi rëndësinë e këtij donacioni edhe në mbrojtjen e integritetit të ndërmarrjes dhe të gjithë punonjësve të saj.
“Pas këtij donacioni, N.P.L “Prishtina Parking” i ka të mbuluara me pajisje për detektimin e parave të falsifikuara 4 pika, të cilat paraqesin rreth 70% të gjithsej të të hyrave në parkingje me laura. Parkingjet e mbuluara me pajisje për evidentim të parave të falsifikuara janë në rrugët “Dritan Hoxha, “Luan Haradinaj” “Rinia” dhe hyrja në Parkun e Gërmisë. Tani e tutje do të jetë më e lehtë për qytetarët të kryejn pagesat me të gjitha monedhat në këto pika”, thuhet në njoftimin e “Prishtina Parking”.