Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Monedhat dhe kartëmonedhat me Mbretin Charles III dhe Mbretëreshën Elizabeth II do të qarkullojnë bashkë

Të Tjera  |  27.09.2022 Ora 13:34   
Monedhat dhe kartëmonedhat me Mbretin Charles III dhe Mbretëreshën Elizabeth II do të qarkullojnë bashkë, sipas Royal Mint, prodhuesi zyrtar i monedhave në Mbretërinë e Bashkuar.

Monedhat e para që mbajnë figurën e Madhërisë së Tij Mbretit Charles III do të hyjnë në qarkullim në përputhje me kërkesat nga bankat dhe zyrat postare. Kjo do të thotë që monedhat e mbretit Charles III dhe Mbretëreshës Elizabeth II do të qarkullojnë në Mbretërinë e Bashkuar për shumë vite në vijim.

Prodhuesi i Mbretërisë së Bashkuar tha se aktualisht qarkullojnë në vend rreth 27 miliardë monedha që mbajnë shëmbëlltyrën e Mbretëreshës Elizabeth II. Këto do të zëvendësohen me kalimin e kohës kur dëmtohen ose konsumohen.

Për gati 70 vjet, imazhi i Mbretëreshës Elizabeth II është shfaqur në monedhat e Mbretërisë së Bashkuar, me portrete të ndryshme të profilit të saj teksa plakej. Ajo u shfaq në kartëmonedhat e vendit për më shumë se 60 vjet.
 
 

Komentet

Marketing

 

Tjera në Të Tjera

Marketing