Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Nike lanson atletet 'Mambacita Sweet 16' për të nderuar Gianna Bryant në ditëlindjen e saj

Sport  |  02.05.2022 Ora 10:49   

Nike ka lansuar një palë atlete speciale "Mambacita Sweet 16" për të nderuar Gianna "Gigi" Bryant në atë që do të ishte ditëlindja e saj e 16-të.

“Jam shumë e lumtur me mënyrën se si dolën këto atlete Mambacita për nder të vajzës sime, Gigi”, ka shkruar Vanessa Bryant në Instagram.  Atletet kanë një model të zi me lëkurë gjarpri për të përfaqësuar "Mentalitetin Mambacita të Gigi".

 "Mambacita Sweet 16" është frymëzuar nga shpirti i saj elastik dhe dashuria që kishte, jo vetëm për lojën, por për familjen, miqtë dhe komunitetin e saj," tha Bryant në një shënim të postuar në Instagramin e saj.  "Një pjesë e trashëgimisë së saj ka të bëjë me ndërtimin e një të ardhmeje më të mirë për të gjitha vajzat dhe gratë në sport, një hap në një kohë."

Gianna dhe babai i saj, legjenda e basketbollit Kobe Bryant, mbetën të vdekur pas një aksidenti me helikopter në janar të vitit 2020. Ashtu si babai i saj, Gianna ishte gjithashtu një basketbolliste e talentuar dhe aspironte të luante në WNBA.  Në fillim të këtij viti, gruaja e Kobe, Vanessa Bryant njoftoi se kishte arritur një marrëveshje me Nike për të krijuar veshje për të nderuar basketbollistin e ndjerë, të mbiquajtur "Black Mamba".

"Kobe 6 Protro 'Mambacita Sweet 16' nderon trashëgiminë që ndërtuan Kobe dhe Gianna 'Gigi' Bryant," shkroi Nike në një deklaratë kur njoftoi për lansimin.  Një që i shtyu të gjitha brezat të vazhdojnë kërkimin e tyre për të qenë më të mirë, për veten e tyre dhe për lojën që na bashkon të gjithëve.

 Të ardhurat nga atletet do të shkojnë për Fondacionin Sportiv Mamba & Mambacita, një organizatë jofitimprurëse e përkushtuar për të nderuar trashëgiminë e Kobe dhe Gianna, duke mbështetur atletët e pashërbyer, sipas Nike.

Atletet u shitën për 2 minuta, sipas një postimi në Instagram nga fondacioni.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Sport

Marketing