Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Kobe Bryant dhe vajza Gianna janë përjetësuar në statujë bronzi me mbishkrimin "heronjtë shkojnë e vijnë, por legjendat mbesin përgjithmonë"

Sport  |  27.01.2022 Ora 12:28   
Legjenda e Los Angeles Lakers, Kobe Bryant dhe vajza e tij Gianna u përkujtuan me një statujë bronzi të vendosur në vendin e rrëzimit të helikopterit,  në dyvjetorin e përplasjes që vrau nëntë njerëz.
 
Statuja e yllit të NBA dhe babait krenar të katër fëmijëve, me Gianna 13-vjeçare, u vendos në vendin e aksidentit tragjik në një zonë malore të Calabasas në Los Angeles.
 
Skulptori, Dan Medina, shkroi: "heronjtë shkojnë e vijnë, por legjendat mbesin përgjithmonë" I cili poashtu nderoi shtatë viktimat e tjera me emrat e tyre në një pllakë, në bazën e statujës.
Gianna është paraqitur duke mbajtë një top basketbolli ndërsa shikon nga babai i saj.
 
Babai dhe vajza kanë veshur uniformat e tyre përkatëse të basketbollit: Kobe me uniformën e tij nr 24 të Lakers, që ishte numri i tij i dytë i ekipit pasi veshi numrin 8 në pjesën e parë të karrierës së tij.
 
Skulptori Medina e çoi skulpturën në vendin e përplasjes dje në mëngjes, ku do të qëndrojë vetëm për pjesën e mbetur të ditës. Megjithatë, ai planifikon të vazhdojë ta shfaqë atë çdo përvjetor të tragjedisë – dhe në ditëlindjen e Bryant.
 
Dhjetra njerëz i bënë nderimet e tyre legjendës së basketbollit dhe viktimave të tragjedisë duke vendosur lule dhe objekte kujtimesh përpara statujës.
 

Komentet

Marketing

 

Tjera në Sport

Marketing