Akademia Australiane e Arteve të Kinemasë dhe Televizionit (Aacta) shpalli fituesit për çmimin Aacta International Awards, edicionin e 11-të me Nicole Kidman që merr çmimin e saj të 7-të të këtij eventi, për portretizimin e Lucille Ball në "Being the Ricardos".
"The Power of the Dog" e Jane Campion dominoi kategoritë e filmave me tre fitore - filmi më i mirë; aktori më i mirë kryesor për Benedict Cumberbatch; dhe aktori më i mirë dytësor për aktorin australian Kodi Smit-McPhee.
Ylli i "Belfast" Judi Dench fitoi çmimin për aktoren më të mirë në rol dytësor, ndërsa regjisori i "Dune" Denis Villeneuve mori çmimin për regjinë më të mirë në film. Aaron Sorkin fitoi çmimin e skenarit për skenarin e tij "Being the Ricardos".