Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

Plus n'4

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 16:00 - 18:00

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

​Në Misuri arkeologët gjejnë mbetje të një dinosauri “rozë”

Të Tjera  |  26.11.2021 Ora 12:14   
Një zbulim që po cilësohet si më i madhi në kohët moderne, vë në pah mbetjet e një dinosauri gjigand, që arkeologët gjetën ditë më parë në Misuri.

Studiuesit nga Muzeu Field i Çikagos dhe Qendra Mësimore e Muzeut Sainte Genevieve në Misuri, në një lokacion prej rreth 50 kilometrash në jug të St Louis, gjetën fosile të një dinosauri të rrallë.

Guy Darrough tha për mediat amerikane se e kishin pritur këtë zbulim, pasi jo shumë kohë më parë, ata zbuluan mbetje më të vogla, jo shumë larg vendit ku tani u zbulua ky dinosaur.

Ky lloj dinosauri konsiderohet se ishte një barngrënës që mund të arrinte 25 deri në 30 metra gjatësi dhe kishte një gojë dhe feçkë në formë sqepi rosë, pas së cilës mori edhe emrin, si dinosauri rozë.

Pas përfundimit të ekspertizave dhe studimeve për këtë lloj dinosauri, mbetjet e gjetura do të ekspozohen në muzeun e këtij vendi.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Të Tjera

Marketing