Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës shënon sot 17-vjetorin e themelimit përmes një konference ndërkombëtare me temën "Roli i gjykatave kushtetuese në mbrojtjen e demokracisë dhe funksionimin demokratik të institucioneve".
Ngjarja nis nga ora 09:30 në Prishtinë dhe bën bashkë udhëheqës institucionesh, akademikë, diplomatë si dhe delegacione nga gjykatat kushtetuese e supreme të vendit dhe shteteve evropiane, përfshirë Gjermaninë, Austrinë, Turqinë e më gjerë.
Fjalën hapëse do ta mbajnë kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Nexhmi Rexhepi, presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, si dhe folësi kryesor, kryetari i Gjykatës Kushtetuese Federale të Gjermanisë, Stephan Harbarth. Në konferencë marrin pjesë edhe përfaqësues nga Komisioni i Venecias dhe Asociacioni i Gjykatave Kushtetuese Frankofone.
E themeluar në janar të vitit 2009, Gjykata Kushtetuese mbetet institucioni kyç në interpretimin e Kushtetutës dhe mbrojtjen e rendit demokratik në vend.