Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

Emisioni i mengjesit


Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 07:30 - 09:30

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Finlanda transmeton 24 orë këlyshët e porsalindur, për t’u ofruar njerëzve pak qetësi mes lajmeve të këqija

Të Tjera  |  20.10.2026 Ora 7:40   

Transmetuesi publik finlandez Yle po tërheq miliona shikues përmes një transmetimi të drejtpërdrejtë, 24 orë në ditë, të gjashtë këlyshëve të porsalindur.

Projekti, i quajtur “Pentulive”, që në shqip do të thotë “Këlyshët drejtpërdrejt”, paraqet qenin Hilkka dhe gjashtë këlyshët e saj, dy femra dhe katër meshkuj, të lindur më 10 tetor. Transmetimi do të vazhdojë deri në dhjetor, kur këlyshët do të shkojnë në shtëpitë e tyre të reja.

Edhe pse këlyshët flenë deri në 20 orë në ditë, transmetimi është bërë mjaft i popullarizuar. Sipas Yle, faqja e projektit regjistroi 6.5 milionë shikime gjatë vitit të kaluar, ndërsa kanalet e tij në rrjetet sociale arritën në 20 milionë shikime.

Projekti synon t’u ofrojë njerëzve një pushim nga lajmet e vazhdueshme dhe ritmi i ngarkuar i përditshmërisë. Studiuesit vlerësojnë se transmetimet e tilla mund të krijojnë ndjenjë qetësie dhe lidhjeje emocionale, veçanërisht gjatë muajve të errët të dimrit në Finlandë.

“Pentulive” u lansua për herë të parë në vitin 2021, si pjesë e një serie mbi shkencën e qenve, dhe tashmë po zhvillohet për sezonin e gjashtë.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Të Tjera

Marketing