Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

Emisioni i mengjesit


Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 07:30 - 09:30

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

James Gunn rekomandon 12 filma horror para premierës së “Clayface”

Film  |  15.10.2026 Ora 8:00   

James Gunn, bashkëdrejtor i DC Studios, ka rekomanduar 12 filma klasikë të zhanrit body horror para premierës së filmit të ri “Clayface”, që sjell në ekran historinë e origjinës së njërit prej armiqve më të njohur të Batmanit.

Filmi, me regji të James Watkins dhe me Tom Rhys Harries në rolin e Matt Hagenit, tregon historinë e një aktori që pëson shpërfytyrim të rëndë dhe i nënshtrohet një trajtimi eksperimental për të rikthyer pamjen e tij. Trajtimi sjell pasoja të papritura dhe e shndërron atë në Clayface.

Përmes një postimi në platformën Threads, Gunn ka ndarë listën me 12 filmat që rekomandon për adhuruesit e këtij zhanri. Në të përfshihen “The Fly”, “The Thing”, “Videodrome”, “Re-Animator”, “The Blob”, “Cronos” dhe “Slither”, film ky i realizuar nga vetë Gunn.

Katër nga filmat e rekomanduar janë të regjisorit David Cronenberg, i njohur për veprat që trajtojnë transformimet fizike të trupit dhe lidhjen mes trupit, teknologjisë dhe psikologjisë.

“Clayface” pritet të dalë në kinema më 23 tetor 2026, pak ditë para Halloween-it. Filmi do të eksplorojë anën më të errët të universit të DC-së, me elemente të horrorit psikologjik dhe fizik.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Film

Marketing