Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

Emisioni i mengjesit


Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 07:30 - 09:30

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Dhuna në protestën në Tiranë, 51 policë të lënduar dhe dëme të shumta materiale

Të Tjera  |  15.10.2026 Ora 7:40   

Protesta e së mërkurës në Tiranë u shoqërua me përplasje të dhunshme mes protestuesve dhe policisë, si dhe me dëme të shumta materiale në institucione publike, banka dhe biznese private.

Gjatë protestës, e cila zgjati deri rreth orës 22:00, protestuesit sulmuan disa ministri, përfshirë ato të Arsimit, Ekonomisë, Brendshme dhe Drejtësisë. Dëme u raportuan edhe te Piramida e Tiranës, në zonën e Sheshit “Skënderbej”, pranë Kryeministrisë dhe në ndërtesat e njohura si “Kullat Binjake”.

Sipas raportimeve, disa biznese dhe banka u dëmtuan, ndërsa në disa raste pati zjarrvënie. Policia ndërhyri me ujë me presion dhe gaz lotsjellës, ndërsa dhjetëra protestues u arrestuan.

Ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Ervin Demo, bëri të ditur se 51 zyrtarë policorë u lënduan gjatë protestës. Ai e cilësoi të papranueshme dhunën ndaj policisë, duke theksuar se e drejta për të protestuar nuk e justifikon dhunën.

Ndërkohë, Ministria e Shëndetësisë njoftoi se 29 persona po trajtoheshin në Spitalin e Traumës në Tiranë: 23 policë, pesë protestues dhe një kalimtar.

Protesta u shpërnda rreth orës 22:00, pas disa orësh përplasjesh dhe dëmesh në zona të ndryshme të kryeqytetit shqiptar.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Të Tjera

Marketing