Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Samsung Electronics pret që fitimi operativ për tremujorin e tretë të rritet rreth nëntëfish krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, i nxitur nga kërkesa e madhe për çipa memorie që përdoren në qendrat e të dhënave për inteligjencën artificiale.
Gjiganti koreano-jugor parashikon fitim operativ prej rreth 107.4 trilionë wonë, ose rreth 80 miliardë dollarë. Nëse konfirmohet, ky do të ishte tremujori i katërt radhazi me rezultate rekord.
Samsung është një nga prodhuesit më të mëdhenj në botë të çipave të memories, ndërsa kërkesa për teknologjitë e AI ka rritur ndjeshëm investimet në këtë industri.
Kompania pritet të përfitojë gjithashtu nga telefonat e rinj të palosshëm, të prezantuar në gusht. Rezultatet e plota financiare për tremujorin e tretë pritet të publikohen në fund të tetorit.
Rritja e kërkesës për çipa ka ndikuar edhe në rritjen e çmimeve të produkteve elektronike, përfshirë telefonat inteligjentë dhe kompjuterët.