Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Rita Ora dhe bashkëshorti i saj, regjisori Taika Waititi, kanë mbyllur kompaninë britanike të prodhimit televiziv “Dog Entertainment Ltd”, të themeluar në vitin 2024, pa realizuar asnjë program. Lajmi vjen në një kohë kur këngëtarja po përballet me një proces gjyqësor të ngritur nga ish-menaxherja e saj, Sarah Stennett, e cila kërkon 3.2 milionë funte, duke pretenduar se Rita nuk ka paguar pjesën e dakorduar nga të ardhurat e turneve dhe angazhimeve televizive. Dokumentet gjyqësore përmendin gjithashtu pretendime për mosraportim të disa të ardhurave nga “Phoenix World Tour” dhe nga “The Masked Singer”. Rita Ora ende nuk ka paraqitur zyrtarisht mbrojtjen e saj ndaj padisë, ndërsa të dhënat financiare të kompanive të saj tregojnë një situatë të ndryshme mes pasurive, detyrimeve dhe të ardhurave.