Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

Emisioni i mengjesit


Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 07:30 - 09:30

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Vaksinat kundër gripit vonohen në Kosovë, vaksinimi pritet të nisë më 21 tetor

Të Tjera  |  02.10.2026 Ora 7:47   

Vaksinimi kundër gripit sezonal në Kosovë nuk do të nisë në fillim të tetorit, siç ishte planifikuar, pasi vaksinat ende nuk kanë arritur në vend.

Sipas Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), furnizimi është shtyrë për shkak të ndryshimeve në shtamet e virusit që duhet të mbulohen nga vaksina e sezonit 2026/2027.

IKSHPK-ja ka njoftuar se vaksinat pritet të arrijnë më 21 tetor, rreth tri javë pas afatit fillestar. Për këtë sezon janë planifikuar 85 mijë doza.

Vitin e kaluar, vaksinimi në Kosovë kishte nisur më 1 tetor.

Sipas shefes së vaksinimit në QKMF, Xhevahire Canolli, mbrojtja nga vaksina fillon të krijohet rreth dy javë pas vaksinimit. Ajo ka theksuar se vaksinimi rekomandohet çdo vit, për shkak të ndryshimeve në shtamet qarkulluese të virusit.

Pas fillimit të vaksinimit, vaksinat do të jenë në dispozicion në QKMF dhe në 15 qendra të tjera të mjekësisë familjare.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Të Tjera

Marketing