Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Nicole Kidman ka treguar se është përballur me belbëzimin që në fëmijëri, duke kujtuar se në moshën 4 deri në 6 vjeç shpesh e dinte saktësisht se çfarë donte të thoshte, por nuk arrinte t’i nxirrte fjalët. Aktorja e ndau këtë përvojë gjatë një interviste me Sandra Bullock, me të cilën luan në filmin e ri “Practical Magic 2”. Kidman tregoi se kjo gjendje e bënte të ndihej në siklet dhe se i duhej kohë për të shprehur atë që mendonte.
Ajo tha se edhe sot mund të belbëzojë herë pas here, por me kalimin e viteve ka mësuar ta menaxhojë situatën duke ngadalësuar ritmin e të folurit dhe duke bërë një pauzë të shkurtër. Kidman e lidhi gjithashtu këtë përvojë me ndrojtjen që e ka shoqëruar që nga fëmijëria, duke pranuar se edhe sot ndihet e turpshme në situata sociale. “Practical Magic 2”, ku Kidman rikthehet përkrah Bullock, pritet të shfaqet në kinema më 10 shtator.